Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë shpalli konkurs për përpunimin e një loje edukative (ueb/ aplikacionit në celular), e projektuar kryesisht për të rinjtë, me qëllim të nxitjes së interesimit më të madh për njohuri nga ekonomia dhe financat.

“Nëpërmjet lojës të rinjtë do të kenë mundësi që të argëtohen, të krijojnë interes më të madh në fushën e ekonomisë dhe financave dhe t’i pasurojnë njohuritë e tyre. Loja edukative duhet të krijohet në bazë të moshës së target grupit, gjegjësisht personazhet, figurat, përmbajtja, gjuha etj. të jenë të përshtatur për: grupin I (fëmijë nga 6 deri në 12 vjeç), grupin II (të rinjtë nga 13 deri 18 vjeç) dhe grupin III (popullata e rritur 18+)”, deklaroi BPRM.

Në afat prej një muaji duhet të projektohet, me ç’rast gjatë tre muajve të ardhshëm do të përgatitet loja edukative, në bazë të vendimit të pranueshëm.

Të drejtë për pjesëmarrje në konkurs kanë qytetarët e Republikës së Maqedonisë deri në moshën 35 vjeç, me përjashtim të të punësuarve në BPRM.

Një pjesëmarrës ka të drejtë të dorëzojë më shume lojëra edukative me zgjidhje të ndryshme të projektimit në aspektin e përgatitjes, temës, platformës etj, por mund të shpërblehet vetëm me një çmim.

Autorët e përzgjedhur do të shpërblehen me çmim nga 50. 000 denarë për vendin e parë, 25.000 denarë për vendin e dytë dhe 15.000 denarë për vendin e tretë.

Aplikacionet nga autorët, me të dhënat e tyre personale dhe kontaktin, duhet të dorëzohen në formë elektronike në CD apo USB nëpërmjet arkivit të Bankës Popullore me shënimin: “për Konkursin për përzgjedhjen e lojës më të mirë edukative”.

Afati i fundit për dorëzimin e lojës edukative është 13 marsi.