Tensioni është në maksimum mes marinës turke dhe asaj greke në ishujt e kontestuar mes dy shteteve pas përplasjes së mbrëmshme mes dy anijeve ushtarake.

Mediat greke raportojnë se një tjetër përplsje fizike është shënuar sot në ujërat pranë ishujve të kontestuar, të cilëtgrekët i quajnë “Imia” kurse turqit i thërrasin “kardak”.

Ndërkohë, mësohet se pas rritjes së tensioneve ushtria greke i ka pajisur anijet e saj që patrullojnë në zonë me mitrolozë të rëndë siç shihet në foton e publikuar nga Kalymnosnews.gr.

Grekët gjithashtu kanë publikuar foto nga anija që u përplas sipas tyre nga rojet bregdetare turke (shih foton sipas).

Bëhet fjalë për dy ishuj shkëmbor, për të cilët Greqia dhe Turqia ishin në prag të një konflikti ushtarak gjatë vitit 1996.