Policia italiane ka arrestuar dy  shqiptarë K.N e K.G 29 e 37 vjeç me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, raportojnë sot mediat lokale.

Disa ditë më parë, ata kishin tentuar të dërgonin rreth 75 kg marijuanë nga Roma në Londër, me anë të shërbimit të një agjencie private postare.

Droga ishte e konfeksionuar në 5 pako. Autoritet italiane kanë identifikuar sasinë e drogës duke ndaluar transportin e saj.

Pas kontrollit të kryer në agjencinë postare si dhe duke analizuar imazhet e marra nga videotelekamerat e zonës, Policia e Romës ka mundur të identifikojë dy shqiptarët që kishin postuar  drogën.

Ata u arrestuan në flagrancë pasi u paraqitën në agjencinë postale për të pasur informacion nëse kishin mbërritur në destiancion pakot e tyre.

Loading...