...shpejt dhe ndryshe...

Rusi: Djaloshit 7-vjeçar i dërgojnë ftesën për të kryer shërbimin ushtarak

Një djalosh 7-vjeçar i identifikuar si Sasha Gumenjuk nga qyteti rus Usurjisk, ishte befasuar kur i erdhi ftesa për të shkuar ushtar, raporton BBC.

Sipas mediave ruse ai kishte marrë ftesën nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë, në të cilin shkruante se duhet të lajmërohet për t’u bërë gati për shërbimin ushtarak njëvjeçar, transmeton Telegrafi.

“Gabimin e ka bërë spitali i fëmijëve me listën e foshnjave që kanë lindur në vitin 2001, që na është dërguar ne. Ata në vend se të shkruajnë 2010 e kanë shkruar 2001”, ka bërë të ditur një zyrtar i ushtrisë ruse.

Ata kanë konfirmuar se vogëlushi nuk do të dënohet nëse nuk paraqitet në kazermë, ndërsa familjarët e vogëlushit e kanë fotografuar ftesën të cilën e kanë publikuar në Instagram.

“Do të paraqitemi siç na është urdhëruar”, kanë deklaruar familjarët e vogëlushit duke shtuar se publikimi i ftesës për ushtri nuk ka pasur për qëllim ta poshtëroj këdo.