...shpejt dhe ndryshe...

Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së në Shtip e braktisën seancën e Këshillit

Me brohoritje “Maqedoni” dhe “Maqedonia është e përjetshme” dhe të veshur në bluza ku shkruan “Edhe unë jam terrorist”, 11 këshilltarët e VMRO-DPMNE-së në Këshillin e komunës Shtip e braktisën seancën e sotme të tretë.

“Koordinatori i grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, Ivan Jordanov tha se kanë vendosur të mos marrin pjesë në seancën e sotme si reagim dhe përgjigje ndaj arrestimit të, siç tha, “njerëzve që e kanë mbrojtur Kushtetutën dhe sovranitetin e Maqedonisë dhe atë në kohë kur u liruan autorët e vrasjeve të fëmijëve në Liqenin e Smillkovës”.

Seanca e sotme e Këshillit nuk u mbajt, pasi shumica nuk ka pasur kuorum për shkak të mungesës së dy këshilltarëve të LSDM-së.