...shpejt dhe ndryshe...

Kapet hajduti në Zvicër që tentoi 200 mijë franga ti vjedh plakës!

Një shtetas 36-vjeçar është paraqitur si shef i policisë për krime të rënda në Zvicër. Ai ka dashur t`ia plaçkitë 200.000 franga zvicerane një zonjës së vjetër nga Uitikoni, por në momentin e fundit është kapur nga policia e vërtetë zvicerane. Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Schaffhausen.

Një mashtrues telefonik është paraqitur si shef i policisë zvicerane për krime të rënda, me qëllim që ta mashtrojë një plakë 83-vjeçare nga Uitikoni, për t! ia plaçkitur 200.000 franga. Policia e vërtetë zvicerane e ka arrestuar hajnin gjatë të martës.

Gjatë paradites të së martës, ai disa herë i kishte lajmëruar pensionistes, kinse hetimet e tij kanë rezultuar me rrezik për pasurinë e saj nga disa plaçkitës të panjohur.
Edhe në bankë të hollat e saj nuk janë të sigurta, pasi nëpunësit bankarë janë duke bashkëpunuar me plaçkitësit, ka vazhduar më tej turku me bindjen e tij, shkruan „Blick“, përcjellë „Shtegu.com“. Ajo do të duhej t`i paketojë të gjitha gjësendet me vlerë në një thes dhe t`i vendosë para dyerve të banesës së saj. Më pas gjoja do të vinte policia dhe do t`i dërgonte në vend të sigurt.

Pensionistja 83-vjeçare i ka besuar policit të rremë, pasi të njëjtën ditë ka pranuar edhe një telefonatë ngë një „prokurore“ të kurdisur nga turku, e cila i ka konfirmuar pohimet e policit. Por, pensionistja nuk ka përfunduar me kaq, ajo e ka informuar edhe djalin e saj, i cili menjëherë e ka lajmëruar policinë e vërtetë zvicerane të Kantonit Cyrih.
Në momentin që shefi i rremë i policisë ka dashur t`i marrë të hollat në një shumë prej 200.000 frangash, ai është arrestuar menjëherë. Sipas një komunikate të policisë zvicerane, bëhet fjalë për një shtetas turk 36-vjeçar, me vendbanim në Gjermani, i cili do t`i dorëzohet Prokurorisë publike.

Sipas të njëjtës komunikatë, ditëve të kaluara janë paraqitur disa raste të mashtrimit. Ajo këshillon banorët që të mos u besojnë telefonatave të ndryshme, pasi policia e vërtetë asnjëherë nuk kërkon shumë kaq të madhe të hollash, e sidomos jo përmes telefonit. (Shtegu.com)