...shpejt dhe ndryshe...

Erdogan në Athinë për “paqe”, por avionët e tij bëjnë diçka të pabesueshme

Dy avionë turq “Electronic Warfare” (EW) CN-235 kanë dhunuar 24 herë hapësirën ajrore greke dhe dy herë në detin Egje, zonën verilindore, qendrore dhe juglindore.

Në të gjitha rastet, ata u interceptuan nga Forcat Ajrore Greke.

Pavarësisht se dhunimi i hapësirën ajrore greke është bërë diçka e zakontë nga ana e Turqisë, këto incidente konsiderohen provokative pasi kanë ndodhur vetëm pak orë përpara vizitës së presidentit të parë turk në Athinë pas 65 vitesh, Rexhep Taip Erdogan.

“Vizita presupozohet që të jetë një përpjekje për të ndërtuar një urë komunikimi për ndasitë mes dy vendeve, por këto veprime lënë pak shpresë për progres real në bisedime”, komentojnë mediat helene.