Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Aleksandar Çiçakovski mjetet nga bonusi për zgjedhjet lokale në vlerë prej  260.000 denarësh i ka dhuruar në organizatën civile “Polio plus” – Lëvizje kundër handikapit”. Mjetet do të shfrytëzohen për avancimin e participimit politik të personave me aftësi të kufizuara.

“Dje pata takim me kryetarin e KSHZ-së. Ne nuk deshëm donacion pa kuptim. U dakorduam që mjetet të shfrytëzohen për avancimin e participimit politik të personave me aftësi të kufizuara, por dakorduam bashkëpunim me të si njeri i cili ka njohuri të mëdha në fushën e zgjedhjeve”, tha kryetari i “Polio plus” Zvonko Shavreski.

Ai informoi se Çiçakovski mjetet i ka paguar sot në llogari të kësaj organizate civile.

Para disa ditëve ambasadori amerikan Xhes Bejli paraqiti informacion se anëtarët e KSHZ-së kanë ndarë bonuse pas zgjedhjeve lokale në tetor të këtij viti. Pas këtij informacioni anëtarët e KSHZ-së vendosën bonuset t’i kthejnë apo t’i dhurojnë.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.