...shpejt dhe ndryshe...

 Trafiku në rrugët shtetërore sonte po zhvillohet pa pengesa në vende-vende nëpër rrugë të lagështa, kumtoi LAMM.

Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë përkujtojnë se prej nesër hyn në fuqi obligimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjetet, pa marrë parasysh në gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2018.