...shpejt dhe ndryshe...

Të paktën tre persona kanë humbur jetën, pasi që një person i panjohur ka hapur zjarr në qytetin amerikan Ranço Tehama, Kaliforni. Sulmuesi është vrarë nga ana e policisë.

Sipas policisë, incidenti ka ndodhur në afërsi të një shkolle fillore në orën 08:00 sipas kohës lokale.

Në sulmin janë lënduar tre persona, prej të cilëve dy fëmijë dhe një burrë 30 vjeçar.

Ranço Tehama ndodhet 184 kilometra në veri të kryeqytetit të Kalifornisë, Sakramento.