...shpejt dhe ndryshe...

Policia në Prizren përmes një komunikate për media ka njoftuar se është arrestuar I.M. për veprën e kryer “Vrasje në tentativë”. Të dyshuarit i është sekuestruar arma dhe është dërguar në mbajtje.

Po ashtu, I.M. gjatë intervistimit e ka pranuar veprën të cilën e ka kryer.

Ditë më parë i dyshuari ka plagosur një person, ngjarja kishte ndodhur në lagjen “Arbana” të Prizrenit.

Komunikatën me detaje shtesë mund ta lexoni këtu:

Dje, në orët e pasdites, është arrestuar i dyshuar  I M i cili para disa ditëve  kishte kryer VP Vrasje ne Tentative, policia e Prizrenit tanimë ka siguruar prova të besueshme që e vërtetojnë dyshimin e bazuar.

Te dyshuari i është sekuestruar armen e tipit Ëalther me shtate fishek dhe një karikator, me te cilën ka kryer veprën penale. I dyshuari është intervistuar ne prani te avokatit te tij mbrojtës, i njëjti ka pranuar veprën qe ka kryer.

Pas intervistës me vendim te Prokurorit te Shtetit i njëjti është dërguar ne mbajtje për 48 ore.