...shpejt dhe ndryshe...

Për çfarë arsye fëmijët dallojnë aq shumë, edhe pse të njëjtët prindër i edukojnë.

Duke u nisur nga supozimi që i kanë edukuar në të njëjtën mënyrë, prindërit shpesh pyesin përse ekzistojnë dallime ndërmjet fëmijës së madh dhe atij të vogël.

Konsiderohet që dallimi rrjedh nga karakteri i fëmijës, nga temperamenti i lindur, gjenetika, ngjashmëritë me ndonjë kushëri të largët na i cili fëmija “i ka marrë”.

Karakteristikat e padëshirueshme të fëmijës prindërit mund t’i kuptojnë si rezultat i ndikimit të faktorëve ndaj të cilëve ata nuk mund të kenë ndikim, sepse ajo është diçka e tyre personale, në të cilat me edukim nuk mund të ndikohet.

Mirëpo, ndonjëherë prindërit edhe gabojnë në vlerësim, dhe për atë dallim fajësojnë karakteret e fëmijës, ndërkaq fjala është për dështimin në edukim, të cilin ndoshta nuk dëshirojnë ta pranojnë.

Atëherë mund të ndodhin situata të cilat quhen “rasti i dështuar” që ajo që është e ndryshueshme, të mos përmirësohet dhe t’i atribuohet fëmijës si karakter.

Fëmijët në mënyrën e vet marrin informacione dhe i seleksionojnë si të mira apo si të këqija, dhe në atë mënyrë krijojnë personalitetin.

Për ndërtimin e personalitetit të fëmijës është me rëndësi edhe mospasja apo pasja e vëllait apo motrës, si edhe raporti të cilin e vendosin ndërmjet tyre.

Për fëmijën e madh i cili gjatë një pjese të zhvillimit të tij është formuar si fëmijë i vetëm, tipike është që lindjen e fëmijës më të vogël e përjeton si humbje të dashurisë prindërore, për shkak që është i detyruar që kujdesin e tyre ta ndajnë me fëmijën e vogël.

Ky ndryshim i statusit është arsye e mjaftueshme që fëmija të orientohet në zhvillimin e atyre sjelljeve dhe karaktereve për të cilat shpreson që do t’ia kthejnë statusin e të adhuruarit: nga dëgjueshmëria e tepruar deri te padëgjueshmëria ekstreme.

Marrëdhëniet reciproke i zhvillon edhe fëmija i vogël i cili më vonë zbulon që është në hijen e fëmijës së madh më të përparuar dhe më të aftë, për ç’shkak mund të nxjerr përfundim që ai është i paaftë dhe më pak i vlefshëm.