...shpejt dhe ndryshe...

Savash VELIU

Këto fjalë kumbuese rrodhën nga goja e kryetarit të një shteti të largët Latinoamerikan siç është presidenti i Venezuellës MADURO. Presidenti Maduro nuk nguroj këto fjalë plotë miradije ti thotë për Turqinë dhe presidentin mik Erdogan duke parafrazuar se; Turqia si një shtet në zhvillim së shpejti do të ngritet në majet më të larta të globit.

Nesër si Turqia, India dhe Kina do të jenë fuqitë më të avancuara të botës reale të cilët do të imponojnë dhe do dominojnë politikën ekonomike mbi botën shumë polarëshe kundrejt asaj hegjemonisë (zgjedhës) imperialiste Amerikane njëpolarshe siç është ‘’NEW WORLD ORDER’’ ose Globalizmi i cili rrënon besnikëritë tradicionale të popujve të botës.

Ne besojmë se shteti në ngritje të sipërt si Turqia do të jet një potencial i fuqishëm që do ndihmoj ngritjen tonë ekonomike dhe morale tha presidenti Maduro, pasardhës i disidentit të njohur anti-imperialist të ndjerit, Hugo Chaves!

Kështu popujtë të zgjuar dhe vizionar shikojnë zhvillimet e reja gjeopolitike dhe gjestrategjike në fushën ekonomike që drejtojnë gishtat drejtë Turqisë si potencial i një shteti shpëtues që me kohë ka luajtur rolin e saj historik si Perandori duke kërkuar që çdo popull ti gëzoj pasuritë e saja natyrore dhe shpirtërore që ato të shërbejnë për këmbim vlerash miqësor dhe mirëqeniesh mes popujve të globit.

Ata popujë shpresojnë se sot në horizont lind dhe ngritet një shtet mbi drejtësi dhe solidaritet të pashoqë që ka kapluar këtë glob të harbuar…

Dhe paramendoni sot ashtu edhe në të kaluarën gjithnjë një kampusë shqiptarësh antiturq do të reagojnë dhe do të bëjnë antipropagand të padenjë duke derdhur fjalë fyese dhe plotë vrerë pa kurfarë kodeksi moral dhe etik diplomatik qorazi që lënë gjurmë dhe njollë të zezë të pa shlyer pas saj në emër të popullit shqiptar, në sytë e Turqisë!

Kjo fobi dalëngadalë do të shndërrohet në një kastë të mbyllur të një diktature të çmendur komuniste që s’i kupton realitetet historike të shekullit njëzet e një. Kështu në fillim të procesit historik do të detyrohemi të vrasim njëri­tjetrin dhe njerëzit do njollosen ku me turp ku me gjak.

Unë besoj se ende ka mjaft kohë për të shmangë një gjëmë të tillë që rrënon besnikëritë tradicionale, pra edhe identitetin kombëtar dhe kodet subidentitare shqiptare si reflekse të unit të saj si popull mik!