...shpejt dhe ndryshe...

Këngëtarja Flaka Krelani ishte mysafire në emisionin ‘Mirage’.

Ajo foli rreth karrierës muzikore dhe këngës të saj të fundit ‘Def Star’.

Në këtë projekt muzikor Flaka ka rrëmbyer maksimalisht vëmendjen shkak i performancës, veshjes provokative dhe gjërave tradicionale të cilat kanë qenë në fokus të veçantë të klipit.

”Mundohemi të bëhemi evropian por jemi def, dhi, veshje kombëtare” tha ndër të tjerash ajo në intervistën e dhënë.

Këtë deklaratë të Flakës mund ta shihni nga minuta e 3:00 ndërsa mos e humbisni edhe intervistën e plotë pasi ka shumë gjëra interesante dhe të pa thëna rreth saj.