...shpejt dhe ndryshe...

Modelja dhe këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj sot ka humbur një person shumë të rëndësishëm në jetën e saj.

Bëhet fjalë për gjyshen e saj e cila ka ndërruar jetë vetëm pak orë më parë, transmeton Gazeta Express.

Këtë lajm të hidhur e ka bërë të ditur vetë këngëtarja Dreshaj përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në Facebook.

“Gjyshja ime, e shtrejnta ime, e forta, zemra ma e madhe… me le… me ike.. u prehsh ne paqe..????????”, kishte shkruar ajo.