...shpejt dhe ndryshe...

Gjyqtari urdhëron të sillen me detyrim Albin Kurti dhe Donika Kadaj Kryetari trupit gjykues, Beqir Kalludra dha urdhër për sjellje me detyrim të deputetit të Vetëvendosjes Albin Kurtit dhe deputetes Donika Kadaj-Bujupit pasi nuk u paraqitën në shqyrtimin e sotëm gjyqësor ku akuzohen për gaz lotsjellës. Në mungesë të tyre, seanca e paraparë për sot u shty për në tetor./21Media