...shpejt dhe ndryshe...

Katër shqiptarë kanë dhunuar një 65-vjeçar italian pasi i mashtroi. Sipas mediave lokale ngjarja ndodhi ne datën 5 shtator.

Raportohet se tragtari italian u kishte shitur traktorin, por kurrë nuk ua kishte dorëzuar blerësve shqiptarë. Të 4 shqiptarët ishin, banorë në Rapolano Terme, dhe i kishin blerë traktorin duke i paguar atij 5,000 euro.

Më 5 shtator, 4 shqiptarët u prezantuan para burrit, e kërcënuan dhe e rrahën. Pastaj e mbyllën atë në një makinë dhe i morën traktorin, pastaj e liruan. Historia u raportua tek karabinierët e stacioneve të Levane dhe Bucine. Pas u dhunua, burri u dërgua në spitalin Valdarno, ku u shtrua në ortopedi për një thyerje të këmbës së majtë.