...shpejt dhe ndryshe...

Ndërsa Beyonce Knowles vizitoi dhe u kujdes për të mbijetuarit e Uraganit Harvey në Houston duke bërë bamirësi e duke gatuar për ta, e motra Solange Knowles ka shkuar në javën e modës në Nju Jork.

Si të gjithë personazhet e famshëm pjesëmarrës në këtë event të rëndësishëm të modës, edhe Solange është paraqitur me një look të ri! Jemi mësuar ta shohim me flokët e zeza e me kaçurrelat e saj natyrale me volum, por kësaj here ajo na ka befasur duke i kaluar të gjitha pritshmëritë!

Knowles është shfaqur me flokë biondë me nuancën platin, të kapura gërsheta të hollë. Një ndryshim drastik e rrenjësor ky për këngëtaren, e cila ka guxuar me nuancën platin! Duket ndryshe dhe i shkojnë, apo jo?