...shpejt dhe ndryshe...

as debatave dhe diskutimeve që e ka pasur me deputetët e VMRO-DPMNE-së pasi nuk dha pauzë njëorëshe me kërkesë të koordinatorit të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski me arsye se e ka kërkuar pas skadimit të kohës së paraparë për vërejtje procedurale, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi megjithatë dha pauzë, por, siç tha, për shkak se janë krijuar kushte për marrëveshje.

“Nuk mund të imponohet vendim nën presion dhe kërcënim, e kur 50 deputetë dilni këtu dhe e bëni gabimin e njëjtë, atëherë kjo do të thotë se është me dhunë. Nën kërcënim as tani, as nesër, as asnjëherë nuk do të pranojë marrje të vendimit. Në mënyrë të tillë kur mund të dëgjohemi unë do ta pranoj, për të cilin shkak publikisht merremi vesh në këtë moment”, tha Xhaferi.

Ai shtoi se kur më 27 prill është zgjedhur për kryetar të Kuvendit, ka vërejtur dhe tani qartë përsërit se kjo “ose të bëhet Kuvend ose nuk do ta ketë, jo tekstualisht, fizikisht, por në mënyrë funksionale dhe institucionale”.

Debati ndodhi kur deputeti Dimovski ka kërkuar pauzë, me qëllim, siç tha, që deputetët nga shumica dhe Xhaferi të mund të mendojnë dhe t’i shmangin gabimet procedurale, ndërsa kryetari i Kuvendit nuk lejoi, me arsye se kërkesa është dhënë pas skadimit të kohës për vërejtje procedurale.

Paraprakisht veçmë ka pasur pushim njëorësh dhe dy kërkesa për shmangien e pikës nga rendi i ditës, të cilët nuk janë pranuar nga shumica.