Përmes rritjes ekonomike Qeveria e udhëhequr nga LSDM siguron kushte për zhvillimin e një biznes klime stabile e cila do ta pozicionon vendin si destinacion stabil për investime të sigurta.

Bëhet fjalë për përmirësimin e imazhit ndaj investitorëve për Maqedoninë, nga një vend të ofrote punëtorë si fuqi e lirë punëtore, në vend që ofron mbështetje shtetërore dhe kushte për hapjen e vendeve të reja të punës të mirëpaguara, siguri, lidhje me tregun dhe standardet evropiane, realizim I investimeve kapitale për zhvillim të infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe energjetike.

Plani për rritje ekonomike për krijimin e vendeve të reja të punës parasheh mbështetje financiare duke mbuluar 10% të pagës së paguar e cila është 50% më e lartë së ajo minimalja e caktuar.

Masat parashohin edhe mbështetje financiare shtesë prej 2% për pagë më të lartë prej 10%, maksimumi në 16%.

Shteti po stimulon hapjen e vendeve të punës që paguhen mirë me mbështetje financiare duke rritur në 20% pagat që do të thotë dy herë më shumë se paga mesatare. Për dallim nga e kaluara kur qeveria e udhëhequr nga LSDM shpenzoi në mënyrë absurde 12 milion euro për reklama në mediat vendore për tërheqjen e investimeve të huaja ose 31 milion euro për reklama në vendet e huaja, tani paratë orientohen në qëllime të vërteta, për mbështetjen e investimeve të reja për vende punë që paguajnë më mirë.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM po krijon kushte për kuadrot e rinj të përgatitur mirë të jetojnë dhe të punojnë në Maqedoni dhe një shans për kushte reale për ata që kanë ikur tani mund të kthehen në vendin e tyre.

Plani për rritje ekonomike e hap spiralen e rritjes së pagave dhe zhvillimit të firmave, ndërsa efekti përfundimtar do të ndjehet te qytetarët përmes standardit jetësor më kualitativ.

Loading...