...shpejt dhe ndryshe...

Disa thonë se ajo është mamaja që i vë në siklet fëmijët e saj më shumë se kushdo tjetër në botë.

Por këngëtarja dhe prezantuesja Coleen Nolan nuk ndalet.

Duke folur në TV, ajo ka treguar se ka dëgjuar të birin duke bërë seks për katër minuta e gjysmë.
“Më bëri kaq shumë përshtypje,” tha ajo.

Po si ndodhi incidenti?
I biri kishte dalë për një natë jashtë. Ai i kishte telefonuar mamasë, por ajo nuk e dëgjoi telefonin.

Më vonë, ajo zbriti pasi e kishte kapur paniku. Telefoni kishte kaluar në sekretari telefonike dhe ai nuk e dinte.
Dhjetë sekondat e parë ajo po pyeste veten se ç’po ndodhte.

Më pas e kuptoi se i biri po bënte seks.
“Shpresoj që të mos jetë duke më parë, por e kam dëgjuar për katër minuta e gjysmë. Më bëri kaq shumë përshtypje”.

Më vonë djali i saj, Shane, i turpëruar, shkroi në Twitter: “Mami, oh jo, pse, pse, pse”.
Ai shtoi: “Dhe ishte më shumë se katër minuta e gjysmë”.

Në vitin 2005 ajo pati deklaruar se do e çojë të birin 17- vjeçar në Amsterdam si shpërblim që kaloi provimet.