...shpejt dhe ndryshe...

Mustafi kërkon që Arsenali ta nisë me këmbë të mbarë aventurën në Europa League.

Pas shumë viteve, Arsenali këtë edicion do të garojë në Europa League. “Topçinjtë” do të përballen nesër me Kolnin nga ora 21:05 në “Emirates Stadium”.

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, ka treguar se Arsenali ka përfunduar me sukses stërvitjen para debutimit në Europa League dhe shpreson të nisin mbarë në këtë garë.

“Në stërvitje për ndeshjen hapëse të Europa League. Le të fillojmë me një paraqitje të mirë”, ka shkruar Mustafi në “Instagram.