...shpejt dhe ndryshe...

Jose Mourinho i ka bërë thirrje Zlatan Ibrahimovicit të ketë durim dhe të mos ngutet me rehabilitimin nga lëndimi serioz që e pësoi në gju.

Ibrahimovic pësoi dëmtim në ligament gjatë ndeshjes çerekfinale kundër Anderlecht sezonin e kaluar, i cili u duk se i dha fund qëndrimit të tij në “Old Trafford”, transmeton Express.

  

Por, më 24 gusht United njoftoi se Ibra ka nënshkruar marrëveshje me klubin për edhe një sezon tjetër.

E Mourinho dëshiron që Ibra të mos ngutet.

“Mendoj që kemi nevojë për të. Do të presim për të me durim. Edhe ai duhet të ketë durim”, ka thënë Mourinho.

Po ashtu, trajneri portugez e ka paralajmëruar sulmuesin suedez mos të bëjë gjëra të çmendura.

“Ai nuk duhet të emocionohet dhe nuk duhet të tentojë të bëjë gjëra të çmendura për t’u përmirësuar [rikuperuar] më shpejt. Ia njoh dëshirën që ka për t’u përmirësuar shpejt. Por, dua që ai të qetësohet dhe t’i bëjë gjërat hap pas hapi. E dua në gjendjen më të mirë të mundshme”, ka shtuar Mou.