Çështja nuk është se cila parti politike, ose cili kandidat do t’i fitojë zgjedhjet e radhës për vetëqeverisjen vendore në komunat me shumicë shqiptare, cili do të jetë niveli i përfaqësimit të shqiptarëve në këshillat e komunave ku shqiptarët nuk janë shumicë, por historia nesër do t’i gjykojë kandidatët dhe udhëheqësit e këtyre partive politike, për atë se cili ka qenë çmimi i shitjes së interesave të qytetarëve, përderisa pranojnë të bëhen pjesë e pushtetit pa asnjë kusht, përkatësisht, në kushte tepër të pafavorshme për shqiptarët, edhe atë:
– me pushtet vendor të centralizuar, të varur kryesisht nga pushteti qendror;
– me ligje zgjedhore diskriminuese;
– lista të papastruara, me zgjedhës fiktivë;
– ligj jofunksional dhe diskriminues për ndarjen territoriale të komunave;
– ligje diskriminuese për vetëqeverisjen vendore dhe financimin e komunave;
– monopol mbi financimin e fushatës parazgjedhore;
– kontroll nga organet e pushtetit dhe partitë politike në pushtet mbi mediat;
– ndërhyrje dhe kushtëzime nga organet e pushtetit ndaj votuesve;
– keqpërdorim i institucioneve arsimore dhe fetare për qëllime politike; dhe
– sidomos për pranimin (legjitimimin) e statusit juridik-kushtetues të pakicës kombëtare në dëm të popullit shqiptar, që këto parti dhe këta individë e përfaqësojnë!

Loading...