...shpejt dhe ndryshe...

Emrin e Meghan Markle së shpejti do ta dëgjojmë edhe më shpesh se këto kohët e fundit, e kjo vetëm së çdo ditë e më shumë po përflitet për një dasëm mes aktores dhe Princ Harry-t. Më në fund, pas gjithë kësaj periudhë heshtje të gjatë, Markle ka vendosur të flasë mbi marrëdhënien me anëtarin e oborrit mbretëror, e për këtë arsye do të jetë dhe imazhi i kopertinës së Vanity Fair për tetorin e këtij viti. Si për të mos mjaftuar kjo, grimierja me të cilën ka punuar Meghan pikërisht për realizimin e setit fotografik të kësaj reviste, është Mary Greenwell!

Artistja e grimit ka punuar me personazhe të kategorisë A, si Naomi Campbell apo Cindy Crawford, por Greenwell nuk është e famshme në saj të emrave të lartpërmendur. Ajo do të njihet gjithmonë si gjenialiteti i fshehur pas bukurisë së Princeshë Diana-s, duke sjellë kështu disa nga momentet më ikonike të kësaj figure. është po e njejta grimiere që ndaloi Diana-n të përdorte edhe më tej lapsin e syve ngjyrë blu. Këtë herë, Markle ka vazhduar traditën, duke bashkëpunuar me Mary-n, e kjo ka surprizuar jo pak. Në fakt, pas gjithë detajeve që kemi parë nga ana e Kate Middleton, për të kujtuar Lady D, duket se Meghan Markle ka vendosur të hidhet më shpejtë në veprim lidhur me një ç ështje të tillë. Mos ndoshta do të kemi konkurencë mes nuseve rojale?…