...shpejt dhe ndryshe...

Real Madrid rinovon kontratën e 29 vjeçarit Marcelo Veria da Silva deri në 30 qershor të vitit 2022. Në këtë mënyrë klubi madrilen blindon kapitenin e dytë të ekipit dhe një prej lojtarëve më të rëndësishëm, ndërkohqë që për brazilianin duket se afron përmbushja e dëshirës së tij për ta mbyllur karrierën pikërisht në  Santiago Bernabéu.

Sic njofton klubi i Los Blancos, nënshkrimi zyrtar i kontratës mes palëve do të bëhet ditën e enjte në ambientet e stadiumit Bernabeu përpara shtypit, duke i paraprirë edhe disa rinovime të tjera.  Marcelo mbrojtësi i majtë që mbërriti te Reali  në vitin 2007 kur ishte vetëm 18 vjeç, numëron plot 415 ndeshje me fanellën e klubit mbretëror.