...shpejt dhe ndryshe...

Ajo së fundmi raportohet se i ka vënë syrin për të blerë një vilë në Lisbon, Portugali por ditën e martë, Madonna ka qënë totalisht e fokusuar tek familja dhe bamirësia.

Mbretëresha e pop-it ka publikuar një fotografi me 4 fëmijët e saj të birësuar, e bërë gjatë hapjes së spitalit të fëmijëve në Malawi, në nder të vajzës së saj të birësuar Mercy James.

Fotografia e shfaq tepër të lumtur Madonna-s, teksa merr përqafime të ngrohta nga 4 fëmijët e saj të adoptuar.