...shpejt dhe ndryshe...

Për fat të keq, në vitin 2017, në Karposh ende ka çerdhe të rënuara dhe ka mungesë të akomodimit të rinisë së Karposhit.

Pasi LSDM njoftoi dje për kushtet e rënda në çerdhen “Majski Cvet”, pasi ishte njoftuar që Stevçe Јakimovski me vite i ka gënjyer qytetarët dhe u ka premtuar ndertimin e çerdhes së re në lagjen Bardovci, dora e zgjatur e Nikolla Gruevskit dhe kryetari në ikje, sot ka shpejtuar për vënë gur-themelin e çerdhes së re “Avram Pisevski” në këtë lagje.

Për këto aktivitete joligjore të Jakimovskit, në kundërshtim me kodin zgjedhor (neni 8a) LSDM do të paraqesë rastin në organet kompetente.

Jakimovski nuk do të ketë sukses që të fsheh dëmet që u ka sjellur qytetarëve me qeverisjen e tij të korruptuar, të papërgjegjshme dhe shkatërruese në komunën e Karposhit. Jakimovski do të përballet me përgjegjsinë e tij politike për të bëmat e tij, ndërsa qytetarët e Karposhit pas zgjedhjeve do të kenë qeverisje të re lokale, të përgjegjshme të udhëhequr nga LSDM e cila punon në interes të qytetarëve dhe komunës.

Çerdhet në komunën e Karposhit do ti ndërtojë qeverisja e re lokale e udhëhequr nga LSDM. Zotohemi para qytetarëve të komunës Karposh, se pas marrjes së pushtetit lokal më 15 tetor, nga themeli do t’i rikonstruojmë çerdhet “Majski Cvet” në Taftalixhe 1, çerdhen në Vllae 1 dhe do të ndërtojmë dy çerdhe të reja. Një në Vllae 2, afër shkollës “Dimo Haxhi-Dimov”, dhe një që me vite është pjesë e premtimeve të rreme të Stevçe Jakimovskit dhe VMRO-DPMNE-së, e kjo është çerdhja në Bardovci afër shkollës “Avram Pisevski”.