Komisioni shtetëror zgjedhor bëri tërheqjen e shortit për shpërndarjen e lokacioneve të panove dhe billbordeve reklamuese të cilat ofrohen për reklamë politike nga ana e personave juridik nga të cilët ato menaxhohen.

Ndarja u bë në katër kategori: 40% për partitë në pushtet, 40% për partitë opozitare të përfaqësuara në Kuvend, 10% për partitë parlamentare që nuk kanë grup parlamentar dhe 10% për partitë që nuk janë të përfaqësuara në Kuvend.

Në këta kategori nuk përmenden kandidatët e pavarur. Nga KSHZ thonë se shorti është kryer në pajtim me Rregulloren për zgjedhje. Kandidatët e pavarur,gjegjësisht kandidatët e propozuar nga grup deputetësh mund të reklamohen në billborde dhe pano në të cilat komunat kryejnë shpallje falas.

Ndërsa, partia e cila nuk do ta shfrytëzojë përqindjen e plotë të fituar nga tërheqja për reklamë, është e obliguar që në afat prej 48 orësh të lajmërojë KSHZ-në, që kjo hapësirë të ofrohet për ndonjë parti tjetër.

Loading...