...shpejt dhe ndryshe...

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo është pezulluar me 2 ndeshje për shkak të gjestit antisportiv në përballjen e fundjavës kundër Levantes.

Vendimi është dhënë nga Komisioni Disiplinor i Ligës Spanjolle, ndërsa Marcelo qëlloi qëllimisht me shqelm lojtarin.

Siç transmeton syri, braziliani do të mungojë ndaj Real Sociedad këtë të shtune dhe kundër Betisit të mërkurën e ardhshme.

Komisioni e ka refuzuar ankesën e Real Madridit dhe ka vendosur të dënojë mbrojtësin brazilian.