Këngëtarja e njohur Ariana Grande ka filluar turin e saj “Dangerous Woman” në shkurt të 2017, i cili do të vazhdojë deri në fund të shtatorit.

Pjesë e këtij turi, duket se është bërë edhe moderatorja e njohur shqiptare Alketa Vejsiu, e cila ka pasur fatin të takojë Ariana-n nga afër, e veç kësaj të bëjë edhe një foto kujtimi me të.

Sot, Alketa ka publikuar foton në Instagram e bashkangjitur me të shkruan:

“Me Ariana Grande, fenomenin e jashtëzakonshëm. Unë e kam takuar atë gjatë turit ‘Dangerous Women’ dhe është një eksperiencë shumë e mirë”.

Sigurisht që ky do të jetë një kujtim shumë i veçantë për moderatoren dhe pas këtij takimi, mund të themi se janë bashkuar gratë e ‘’rrezikshme’

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.