...shpejt dhe ndryshe...

Arsenal është gati të shes Alexis Sanchezin nëse merr ofertën e duhur

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger dëshiron me çdo kusht që Alexis Sanchez të mbetet edhe këtë sezon, pavarësisht se ka vetëm një vit kontratë.

Por, drejtuesit e skuadrës janë të gatshëm ta shesin kilianin, nëse ndonjë skuadër ofron 76 milionë euro.

Manchester City ka qenë skuadra më e interesuar për shërbimet e tij dhe në rast se ofron 76 milionë euro, atëherë mund ta transferojnë gjatë kësaj vere, ose të rrezikojnë dhe të presin që vitin tjetër ta marrin si lojtar të lirë.