Shkëndijës në dy vitet e fundit i mungonin rezultatet shumë pozitive në përballjet me Vardarin.

Megjithatë me Qatip Osmanin në krye Shkëndija që në ndeshjen e saj të parë ndaj rivalëve kryesor për titullin e kampionit dëshmoi forcën e vërtetë, duke i treguar skuadrës kampione se sivjet do ta ketë shumë të vështirë për ta mbrojtur titullin e fituar sezonin e kaluar.

Mirëpo se cila ishte reçeta e fitores së Shkëndijës në përballjen e sotshme, trajneri Qatip Osmani u shpreh: “Reçeta ishin ndeshjet e Liga Evropa ku treguam një seri të mirë me fitore dhe loja bindëse, ashtu që të njëjtën reçetë e përdorëm edhe sot në përballjen ndaj Vardarit”.

Rikujtojmë Shkëndija sot në Tetovë në ndeshjen e parë të sezonit të ri futbollistik 2017/2018 mundi Vardarin me rezultatin 2:0, falë golave të shënuar nga Armend Alimi dhe Stenio Zhunior, ndërsa vlen të theksoet se Shkëndija e dominoi në tërësi ndeshjen, duke krijuar një sërë rastesh para portës së skuadrës shkupjane, që në anën tjetër dërgoi vetëm një goditje brenda kuadratit të portës së ostadin Zahov.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.