Nikola Kalinic sot edhe zyrtarisht është prezantuar si lojtar i ri i Milanit

Sulmuesi kroat, Nikola Kalinic është huazuar për një sezon në Milan nga Fiorentina, me obligim të blerjes në fund.

Kalinic tha se është shumë i lumtur që ka kaluar në Milan, por insiston se nuk ndjen presion.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Më duhet të vazhdojë me atë që isha duke bërë të Fiorentina. Nuk ndjej presion, jam i fokusuar në atë se si duhet të luajë”, tha fillimisht Kalinic për Milan TV.

“Fanella me numër 7? Numri im është 9, por atë tashmë e ka Andre Silva. Unë zgjodha 7 sepse ishte i lirë”.

Kalinic sot u bë blerja e 11’të e Milanit gjatë kësaj vere

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.