Debati për shkarkimin e Zvërlevskit vazhdon nesër

 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, seancën e gjashtë në të cilën do të debatojë për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Marko Zvërlevskin do ta vazhdojë nesër.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, fillimisht vazhdimin e seancës e caktoi për sot, por ndërkohë debati është ricaktuar për nesër në orën 11:00.

Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit informojnë se sot në orën 19:00 Xhaferi do të mbajë fjalim me rastin e shënimit të 16 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit në hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup.

Propozimi për shkarkimin e Zvërlevskit është parashtruar nga Qeveria për shkak, siç theksojnë në sqarim, të kryerjes së paligjshme, jo në kohë dhe gjoja profesionale të funksionit. Gjithashtu, në dokument theksohet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit, si dhe për atë që nuk ka parashtruar kërkesë për ngritjen e procedurës penale për raste të parapara me ligjin dhe prishjen e reputacionit të funksionit.

Kërkesa e Qeverisë, për deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare, është e pabazë dhe jo e argumentuar. Ata i referohen nenit 8 nga Kodi zgjedhor, me të cilin, siç thonë,  është theksuar se të gjitha procedurat për emërim dhe shkarkim të funksionarëve nuk guxojnë të ndodhin kur janë shpallur zgjedhjet.

Në rend dite të seancës së gjashtë kuvendore ka edhe 30 pika midis të cilave edhe Raporti vjetor i Avokatit të popullit për respektimin, përparimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, informacione për gjendjen me deponinë e paligjshme në Strugë, raportin vjetor për punën e Komisionin rregullator për energjetikë të RM-së, planin financiar të Agjencisë për supervizion të sigurimit për vitin 2017, propozim-vendimin për miratimin e Planit financiar të radiotelevizionit të Maqedonisë për vitin 2017, propozim-vendimi për dhënie të pëlqimit të propozimit të programin vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për aviacion civil për vitin 2017.