Barcelona ka rritur ofertën në 130 milionë euro për yllin e Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele

Drejtuesit e Barcelonës nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga Ousmane Dembele, ashtu sikurse Borussia Dortmund nga kërkesat e saj.

 Sky Germany njofton se Barcelona ka rritur në 130 milionë euro ofertë për Dembele, 30 më shumë se sa oferta e parë para disa ditësh.

Por, sërish ata e kanë refuzuar, pasi dëshirojnë vetëm 150 milionë, shumë që Barcelona nuk është e gatshme ta paguajë.

Katalunasit janë afër transferimit të mesfushorit të Nice, Michael Seri dhe kanë kthyer vëmendjen edhe nga Angel Di Maria nëse dështon transferimi i Dembele.

Në listën e Barcelonës është edhe ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho, i cili po ashtu pritet që mbetet në Anffield këtë sezon

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.