...shpejt dhe ndryshe...

Asensio ëndërron të bëhet si Zidane

Talenti i ri spanjoll, Marco Asensio, ëndërron të lë gjurmë në botën e futbollit si Zinedine Zidane, nën urdhëratë e të cilit po shkëlqen te Real Madridi.

Ai thotë se është rritur duke shikuar mesfushorin francez, për të cilin ai ishte gjeni.

“Nuk jam duke thënë këtë vetëm që e kam trajner tani, por gjithmonë kam dashur të bëhem si Zidane. Çfarë lojtari i jashtëzakonshëm. Gjithashtu e kam shijuar edhe futbollin e Michael Laudrup, por Zidane ka qenë gjeni i vërtetë”, ka deklaruar Asensio.