...shpejt dhe ndryshe...

Kwadwo Asamoah do të largohet pas pesë viteve të kaluar në Juventus

Mbrojtësi i majtë ganez, Kwadwo Asamoah do të largohet nga Juventus gjatë kësaj vere për të kaluar në Turqi të Galatasaray.

Lajmi është bërë i ditur nga La Gazzetta dello Sport, e cila njofton se lojtari do të largohet pasi të finalizohet kthimi i Leonardo Spinazzola nga Atalanta.

Juventus nga ky transferim do të përfitojë 8 milionë euro.

Ndërsa, në anën tjetër nga Juventus gjatë kësaj vere nuk do të largohet mbrojtësi i djathtë, Stephan Lichsteiner.