...shpejt dhe ndryshe...

Martesën e Erdinit e ka konfirmuar këngëtarja, Vjollca Haxhiu, përmes një postimi në rrjetet sociale, që po argëton mysafirët së bashku me Medën.

Xherdan Shaqirit kështu i është lëshuar rendi për martesë, meqenëse anësori i klubit anglezë ende nuk ka konfirmuar lidhjen me ndonjë bukuroshe.

Pas dasmës, që po mbahet në vendlindjen e lojtarit në Gjilan, Shaqiri do të rikthehet te Stoke City, për t’u përgatitur për sezonin e ri.

Vetëm pak ditë më parë ai luajti në humbjen e Stoke City prej 4:2 ndaj Monacos dhe më pas  klubi ka liruar lojtarin për dasmën e vëllait.