...shpejt dhe ndryshe...

Valencia është vetëm një hap larg blerjes së Goeffrey Kondogbia nga Interi.

Të dy klubet mësohet se kanë rënë dakord edhe për shumën e transferimit dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes nga klubi spanjoll.

Kondogbia do të rikthehet pas tre sezonesh në La Liga, ku më parë është aktivizuar me Sevillan.

Athletic Bilbao dhe Borussia e Dortmundit janë shumë pranë marrëveshjes për transferimin e Mikel Merinos në “San Mames”. Për 21-vjeçarin spanjoll kanë shfaqur interes edhe Real Sociadad, Valencia dhe Alavesh, por drejtuesit e skuadrës baske kanë qenë me konkretë në ofertën e tyre prej 10 milionë eurosh për mesfushorin që është aktivizuar në tetë ndeshje të Bundesligës sezonin e kaluar.

Diego Reyes është i bindur se sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e Espanyolit, transmeton SS.

Mbrojtësi meksikan, i cili luajti i huazuar nga Porto, do të kthehet në kampionatin portugez ku do të kërkojë mundësinë për një vend titullari te skuadra që zotëron kartonin e tij.

Ai është shprehur se dëshiron ta ndihmojë Porton që të fitojë titullin kampion.

Gerard Deulofeu pritet t’i bashkohet grupit pas problemeve që ka patur me pubalgjinë. 23-vjeçari, i cili u ble nga Barcelona për rreth 12 milionë euro nga Evertoni është stërvitur veçmas në seancat e para të fazës përgatitore, por shumë shpejt do të jetë nën urdhrat e Valverdes, i cili mund ta aktivizojë në “International Champions Cup” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.