...shpejt dhe ndryshe...

77 vjeçari M.J nga Tetova, dje (16 korrik) kanë raportuar se rreth orës 22:00 është sulmuar fizikisht nga i familjari i tyre B.J (56), gruaja e tij dhe djali pasi ai ka mbërritur në shtëpi, e vendosur në rrugën “Hekurudha” në Tetovë, ku një pjesë e saj është në pronësi të tij, transmeton TetovaSot.

Kur ai ka hyrë në bodrum, i raportoi B.J me gruan dhe djalin e tij e kanë sulmuar atë, dhe e kanë shtrirë për dyshemenë e betonit dhe më pas kanë filluar ta godasin me shuplaka, kurse nga  gruaja e B.J është goditur me një objekt të fortë në pjesën e pasme dhe më vonë ka humbur edhe vetëdijen, njofton SPB-Tetovë.

Më vonë kur është kthjelluar, të tre të raportuarit që kanë marrë pjesë në sulmin fizik, kanë vazhduar të fyerje dhe e kanë kërcënuar atë për shkak të çështjeve pronësore të pashlyera.

Me lëndime të dukshme, M.J ka shkuar në Spitalin Klinik të Tetovës për të marr ndihmën mjekësore.

Policia dhe prokurori janë duke punuar për pastrimin e plotë dhe të gjitha detajet që kanë të bëjnë me rastin, kurse të tre personat e raportuar gjatë ditës janë mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës./TetovaSot/