Rusia thotë se SHBA po strehon “shumë” spiunë në ambasadën e saj në Moskë, duke paralajmëruar se mund të dëbojë disa diplomatë amerikanë mes një konflikti diplomatik të thelluar midis dy vendeve.

“Ka shumë punonjës të CIA-s dhe të Pentagonit nën kulmin e misionit diplomatik amerikan, aktivitetet e të cilëve nuk korrespondojnë me statusin e tyre”, citoi të premten agjencia e lajmeve Tass të Rusisë zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova. Ajo gjithashtu kujtoi se publiku duhet të ketë dëgjuar për “aventurat” e disa prej spiunëve amerikanë, duke shtuar se “gjithçka ishte në dispozicion të publikut”.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.