...shpejt dhe ndryshe...

Dje (16 korrik) në ora 14 e 45 minuta, një shkelës i panjohur i cili ka marrë pjesë në festimin e një familje, e cila u organizua në oborr në rrugën “Mara Ugrinova” numër 52 në Gostivar, ka shkrepur një plumb nga një armë zjarri, e cila është hedhur poshtë sipërfaqes së asfaltit dhe është plagosur C.GJ. 31-vjeçar nga Tumcevishte, trasnemton TetovaSot.

Me një plagë nga arma e zjarrit në pjesën e mjekrës, C.GJ. është transferuar në spitalin e Gostivarit dhe pas ndihmës mjekësore, është transferuar në klinikat në Shkup, njofton SPB-Tetovë.

Me autorizim të prokurorit publik, është kryer një inspektim i plotë, është gjetur gëzhoja e plumbit dhe është marr për ekspertizë, dhe me dyshimin se ai ka kryer veprën penale të “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, arrestohet D.M 58-vjeçar nga Banjica e Poshtmë, prej të cilit është konfiskuar arma, me të cilën thuhet se ka qëlluar dhe që zotëronte pa leje./TetovaSot/