...shpejt dhe ndryshe...

Në shumicën e vendeve, fëmijët do të çohen kundër prindërve të tyre, qytetarët kundër autoriteteve, besimtarët kundër Perëndisë, i gjithë njerëzimi do të luftojë kundër rendit të vendosur. Do të jetë një luftë e madhe në të cilën armët vdekjeprurëse do të bien nga qielli, në një mënyrë që nuk e ka parë ende askush – thuhet në një profeci nga shekulli i 17-të, transmeton InfoPress.

Parashikimi që fillet i ka në shekullin e 17, është bërë  nga një prift i panjohur gjerman i cili përmend se një vend në jug të Evropës do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm. Profecia është botuar në librin “Sekretet e profetit”, kurse në të për shekullin e 21 thuhet se do të jetë më përgjakshmi nga të gjithë dhe se një vend do të jetë tempulli i Perëndisë.

Në të shekulli 21 është përshkruar si “një shekull i frikës dhe mjerimit të madh”.  Profeti më tej thekson se në këtë shekull vjen “e keqja e madhe”.

“Në shumicën e vendeve, bijtë do të çohen kundër prindërve të tyre, qytetarët kundër autoriteteve, besimtarët kundër Perëndisë, i gjithë njerëzimi do të luftojë kundër rendit të vendosur. Do të jetë një luftë e madhe në të cilën armët vdekjeprurëse do të bien nga qielli, në një mënyrë që nuk e ka parë ende askush. Kjo do të bëjë që e gjithë bota të kthehet mbrapsht. Do të vijë deri te humbjet e mëdha financiare dhe shkatërrimi i pronës. Njerëzit do të jenë si pa mend dhe me pak respekt edhe ndaj më të dashurve”, thuhet në profeci.

Profecia thotë se shekulli 21 do të jetë shekulli më i egër nga të gjithë, “sepse njerëzit që janë ngritur mbi të tjerët do mendojnë se janë të barabartë me perëndinë, por njerëzit do të ngrihen kundër tyre në të gjitha vendet”.

Pjesa më e rëndësishme e profecisë i referohet vendit në jug të Evropës apo Lindjen e Mesme, i cili do të jetë shumë i rëndësishëm në “kohën e fundit”.

“Një vend të madh që do të vendoset në jug të Europës apo Lindjen e Mesme, do të përpiqen ta shkatërrojnë. Ky vend kohët e fundit do të jetë më i rëndësishëm se të gjithë dhe mbi të do të thyhen shumë shtiza. Për shkak të këtij vendi shumë njerëz do të luftojnë dhe popullsia e tij do të jenë para shkatërrimit total. Do të krijohet nga një luftë e tmerrshme dhe përsëri do të lindë pas një lufte edhe më të tmerrshme. Kur të përfundojë kjo luftë nga e cila vendi do të lindë përsëri, do të udhëhiqet nga një mbret i cili fillimisht do të jetë njeri i urryer dhe më pas do të përfitojë dashurinë e të gjithëve, saqë kur ai të vdes[, tërë mbretërit dhe perandorët do të vijnë t’i përkulen. Këtë vend do të përpiqen ta shkatërrojnë në shumë mënyra. Gjithmonë do të përdorin ar. Njerëzit atje janë shumë lakmitarë dhe për shkak të arit do të derdhet shumë gjak. Në këtë vend tashmë kanë ndodhur dy luftëra të mëdha në të kaluarën e largët, dhe dy herë këta njerëz kanë mbijetuar.

Kur të vijë koha e fundit dhe kur të gjitha kombet do të jenë në luftë kundër njëri-tjetrit, në atë vend do të zbresë nga qielli, tempulli i Perëndisë. Që atëherë vendi do të jetë më i respektuari në botë, sepse aty do të jetojnë vetë Perënditë”, thuhet në parashikimine frikshëm të priftit gjerman për shekullin e 21-të