...shpejt dhe ndryshe...

Real Madridi përgatitet me intensitet të shtuar dhe të jetë më i gatshëm sidomos për ndeshjen e Superkupës së Evropës, kundër Mancehster Utd, e cila luhet me 8 gusht në Shkup.  Futbollisti Gareth Bale mbylli sezonin më të dobët në radhët e Realit, që kur mbërriti në kryeqytetin spanjoll katër vite më parë.

Për shkak të problemeve të shumta fizike uellsiani u aktivizua në gjysmën e ndeshjeve në La Liga dhe në 8 takime në Champions, duke shënuar në tërësi 9 gola.  Ai e pret me optimizëm edicionin e ri: “Kam kaluar një sezon të vështirë. Nuk pata fat, sepse u dëmtova në kavilje, megjithatë më i rëndësishëm është fakti që fituan trofe shumë të rëndësishëm. Objektivi im është të kthehem në formën më të mirë fizike dhe të vazhdoj të luaj për Realin. Dëshira ime është të luaj e të shënoj sa më shumë gola”.