...shpejt dhe ndryshe...

Një nënë ka thënë se është detyruar të japë dorëheqje nga posti i Sekretares së Përgjithshme të një organizate islamike, pasi kishte marrë pjesë në dasmën e të birit të vet homoseksual.

Në fillim të këtij muaji, një homoseksual mysliman i quajtur Ali Reza u martua me partnerin e vet Paul në Vancouver të Kanadasë, transmeton Express.

Familja i dha përkrahje të plotë Ali Rezas dhe e festoi martesën e tij, por shumë shpejt u bë cak i dënimeve publike të liderëve të sektit Shia Ithna-Asheri, po ashtu i njohur si Khoja.

Ndërkohë, një peticion nisi për t’i bërë thirrje nënës së Ali Riza, Siddika, të japë dorëheqje nga posti i saj i Sekretare e Përgjithshme e NASIMCO-s (Organizates Amerikano-Jugore të Komuniteteve Myslimane të Shia Ithna-Asheri).

Pasi peticioni mblodhi rreth 1.000 nënshkrime, gjë që e detyroi atë të japë dorëheqje./Express/