...shpejt dhe ndryshe...

Sasho Mijallkov ka apartament dhe kompani biznesi në Republikën Çeke, dhe kjo krijon rrezik për arratisjen e tij, tha prokurorja Lençe Ristoska në seancën e sotme publike në Gjykatën e Apelit ku po shqyrtohen ankesat e PSP-së.

Për këtë, i pandehuri Mijallkov deklaroi se gjithmonë u është përgjigjur thirrjeve të prokurorëve të PSP-së.

“Gjithmonë u jam përgjigjur thirrjeve të tyre. Dy herë me kërkesë të Katica Janevës jam kthyer para kohe nga jashtë. Unë jam i bindur për pafajësinë time dhe do të jem gjithmonë në dispozicion. Jap fjalën që do të jem në dispozicion të gjykatës”, tha Mijallkov.