...shpejt dhe ndryshe...

Zlatan Ibrahimoviç dëshiron të mbetet pjesë e Manchester United. Sipas mediave britanike, sulmuesi do ta refuzojë ofertën e amerikanëve të Los Angeles Galaxy, pasi kërkon të triumfojë në Premier League. Vetëm pak ditë më parë, trajneri Mourinho e la të hapur derën për rikthimin e suedezit, që po rikuperohet nga dëmtimi në gju.

Pas largimit të Diego Costas, Antonio Conte ka gjetur golashënuesin e ri të ekipit. Trajneri i Chelsea kërkon Sergio Aguero nga Manchester City, duke e kthyer sulmuesin në prioritetin e merkatos. Blutë kanë marrë edhe miratimin e “citizens” dhe Pep Guardiolës, që të nisin bisedimet me argjentinasi.