...shpejt dhe ndryshe...

Një atentat me armë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku mësohet se ka mbetur i plagosur një person.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, ku nga hetimet e para është plagosur me armë zjarri V.K.,  28 – vjeç .

Sipas të dhënave paraprake 28 – vjeçari është qëlluar nga një person i paidentifikuar i veshur me  të bardha, rreth 1 e 60  i gjatë, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

I plagosur  është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë.

Policia thotë se janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të zonës ku ka ndodh ngjarja dhe po vazhdon krehja e territorit.

Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin e autorit/ ve dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. /Gazeta Express/