...shpejt dhe ndryshe...

Të paktën 24 civilë jemenitë u vranë sot pas një sulmi ajror në një treg, në një bastion të rebelëve shiitë në veri të Jemenit pranë kufirit saudit, sipas një burimi mjekësor dhe dëshmitarëve.

Sulmi, atribuar nga këto burime aviacionit të koalicionit arab drejtuar nga Arabia Saudite që lufton kundër rebelëve Houthis, kishte si shënjestër shitësit dhe klientët e këtij tregu në bastionin e rebelëve shiitë në veri të Jemenit.

Tregu që u godit nga ky sulm ndodhej në nënprefekturën e Chadaas në provincën e Saadas.